
Merkato këtë verë ka qenë tejet e nxehtë, veçanërisht në ekranin sportiv të Supersport. Fillimisht ishte Florian Riza që çeli derën e largimeve, i pasuar më pas nga Gjergji Xharo. Pas këtij të fundit, merkato u "vulos" nga bukuroshja Ilda Bejleri, e cila pas 11-vitesh i dha fund karrierës në këtë televizion sportiv.
Megjithatë gazetarja nga Tirana nuk është e para që largohet nga ky televizion. Në qendër të medieve rozë, të përfolura shpesh për jetën e tyre jashtë ekranit, ajo që nisi rrugën e largimeve vite më parë ishte Viola Spiro. Bukuroshja e njohur tashmë është pjesë e TVSH-së, ndërsa rrugën e saj dy vite më parë zgjodhi Bora Zemani.
Kjo e fundit është pjesë e një emisioni në Vizion Plus, ndërsa tashmë imazhi i Supersport, Ilda Bejleri që "tradhëton" drejtorin Dritan Shakohoxha. Nuk dihet nëse do të ketë prurje të reja, por fakt është se vështirë se mund të vijë dikush tjetër që ka të njëjtën eksperiencë si bukuroshja "tironse".