Ervin Rapushi është një nga doktorët e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Krahas mjekësisë, ai duket se është mjaft i lidhur edhe me futbollin.
Reumatologu i njohur ka postuar disa foto në rrjetet sociale ku shfaqet me uniformën e skuadrës së Laçit. Ekipi kurbinas siç duket ka fituar një tifoz të ri, këtë radhë në fushën e mjekësisë që nuk nguron ta ndajë me ndjekësit.
"Gati për lojë", shkruan në diçiturën e fotove të postuara. Krahas profesionalizmit në fushën e bluzave të bardha, tashmë i duhet të "përveshë mëngët" për t'iu afruar sadopak punës së mrekullueshme që bën në spital, duke dhuruar spektakël në atë tapetin e blertë.

Galeria fotografike ()
Poll