Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nga Kukësi te Erzeni, mesfushori shkodran njofton “divorcin”, ka dy fjalë për tifozët

Shkruar nga NEWSPORT

Ersil Ymeri ka mbyllur bashkëpunimin me Erzenin. Lajmin e bën të ditur vetë mesfushori shkodran përmes rrjeteve sociale. Kujtojmë që Ymeri u bashkua nga Kukësi verën e kaluar, duke arritur objektivin “Superiore".

Ymeri i falenderon të gjithë në fjalën e tij. Ai tregon se tifozëria kishte rol kryesor në suksesin parësor, që ktheu Erzenin në Superiore, duke qenë lojtari i 12 i skuadrës. Në fund e mbyll duke i uruar suksese Erzenit në vazhdim.

Postimi i Ersil Ymerit:

“Përshëndetje
Desha të njoftoj se nga ky moment nuk jam më pjesë e ekipit të Erzenit…
Ishte një vit shumë i suksesshëm me arritjen e objektivit Superligë.
Falenderime për të gjithë stafin drejtues dhe gjithë cunat që kaluam një vit sa të vështirë dhe të suksesshëm.
Jam krenar për kontributin tim në ekipin Erzenit dhe që shkruajta emrin tim mes emrave të suksesit.
Falenderime për tifozërinë që na mbështetën në cdo cep të Shqipërisë dhe ishin lojtari 12 për ne.
Respekt dhe shum suksese në vazhdim”, shkruan Ersil Ymeri në rrjetet sociale.

Kujtojmë se më parë ka dhënë kontributin e tij te klube të njohura shqiptare si Laçi dhe Kastrioti. 28-vjeçari është produkt i akademisë së Vllaznisë, ndërsa ka provuar të luajë dhe në Kosovë me Llapin gjatë vitit 2020. Akoma nuk bëhet e ditur ku do vazhdojë karriera e tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga