
N’Golo Kante refuzon të stërvitet me Chelsea. Mesfushori francez nuk dëshiron të stërvitet me klubin nga frike e infektimit e për këtë arsye I ka bërë të ditur klubit qendrimin e tij.
Blutë e Londrës u rikthyen në fushë ditën e djeshme, ndërsa sot francezi ka preferuar të mos stërvitet me klubin. Kante është I shqetësuar nga frika se mos infektohet me Covid-19 duke parë që afrikanët rrezikojnë të preken më shpejt nga ky virus sipas studimeve të fundit.
Sipas “Daily Maili”, një veprim I tillë është mbështetur edhe nga trajneri Lampard që ka vendosur që lojtari mund të kthehet në stërvijte kur të jetë I sigurt ndërsa do të vijojë punën në shtëpi. Një lajm aspak I mirë për Chelsea që nuk do të ketë të gatshmë një nga lojtarët më të mirë të skuadrës.