Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nga formacioni ndaj korçarëve te DERBI dhe tifozët, Mema i thotë të gjitha: Skënderbeut i ka humbur shkëlqimi, tifozët duhet të...

Shkruar nga NEWSPORT
Nga formacioni ndaj korçarëve te DERBI dhe tifozët, Mema i

Tirana do të luaj një transfertë të vështirë ditën e nesërme ndaj Skënderbeut. Trajneri i skuadrës bardheblu, Ardjan Mema ka folur ditën e sotme përpara mediave në prag të ndeshjes së radhës. Tekniku i Tiranës foli për disa tematika të ndryshme, si dhe një barazim në Korçë do të ishte e pranueshme për skuadrën e tij.

"Është ndeshje shumë e vështirë. Në vështirësi janë të gjitha ekipet. Duhet të bëjmë maksimumin për të marrë rezultat pozitiv në Korçë. Mirë i bën Tiranës edhe të mos e humbasë. Në shkojmë për të fituar, por si çdo ndeshje i ka të tria rezultatet brenda".

"Mendoni për derbin? Nuk mendojmë për derbin. E kam biseduar edhe me lojtarët, ndeshjet duhet t'i marrim një e nga një. Kjo do na bënte mirë për pikët, që Tirana i ka shumë të nevojshme. Më pas do mendojmë për derbin".

"Pikat e dobëta dhe të forta? Këtë nuk mund ta them dot. Kam gjithë javën që analizoj ndeshjet e e Skënderbeut. Ata kanë specifikat e tyre, e kemi përgatitur ndeshjen dhe ekipi gjatë javës ka treguar se është goxha i karikuar. Të shohim në fushë çfarë do të ndodhë".

"Një fitore në 10 vite? Rezultati është ai që i gëzon të gjithë. Nuk i di statistikat, në 10 vitet e fundit kanë qenë më të fortët. U ka humbur disi shkëlqimi, pasi u kanë ikur shumë lojtar. Jam i Tiranës dhe dua të fitoj".

"Barazimi me Luftëtarin? Mënyra se si erdhi, bëri që ekipi të ishte i gëzuar. Pas ndeshjes u thashë dy fjalë lojtarëve, që duhet të jenë të përqendruar e karikuar nga minuta e parë. Nuk u fola me tone të larta".

"Provat për krahun e majtë të mbrojtjes? Dokën e kam provuar në të majtë, por ka probleme me këmbën. Nuk kemi vendosur akoma. Kemi disa alternativa".

"Raporti me tifozët? Tifozët e Tiranës duhet të jenë kudo. U bëj thirrje të bëjnë pak kujdes, pasi akte të tilla e dëmtojnë klubin. Më erdhi keq në ndeshjen se fundit nuk ua shpërblyem tifozëve, pasi kishin ardhur shumë. Duhet të jenë pak më të përgjegjshëm

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga