Arsyeja për të festuar ditën e enjte ishte e madhe, pasi Kombëtarja jonë ishte kthyer nga një pjesëmarrje historike në Europian, por skenën e ka marrë të gjithën politika, duke lënë jashtë “skenarit” ata që janë vërtet frymëzimi i kuqezinjve, tifozët tanë. Për ta kuptuar më qartë le të bëjmë një krahasim të thjeshtë me festën pas fitores me Greqinë në vitin 2004. Një bulevard i mbushur i gjithi kuqezi, nga shheshi “Skënderbej” e deri te Korpusi. Pjesëmarrje masive dhe festë e ndjerë, pa protokoll. Kurse të enjten, përveç vapës mbytëse, që u përdor si preteks për mungesën e tifozëve, kuqezinjtë i kanë “mbytur” edhe pritjet e njëpasnjëshme nga një zyrë në tjetrën, nga bashkia në kryeministri. Dhe vetëm pak festë me tifozët në “fan zone”. Festa pa protokoll na shijon më shumë, edhe futbollistëve u shijon më shumë, por nuk kanë çfarë të bëjnë. Politika futet në “sparkatë”…