
Xhuljan Reçi është lojtari më i ri që ka firmosur për skuadrën e Erzenit. Sulmuesi 24-vjeçar ka nënshkruar një kontratë që e lidh atë me shijakasit deri në fund të këtij edicioni futbollistik. Ish-lojtari i Korabit ka zgjedhur të largohet nga dibranët për të provuar një aventurë të re në ekipin e Erzenit.
Lajmin e bën me dije klubi shijakas përmes një njoftimi për mediet ku shkruan: "Xhuljan Reçi është përforcimi i radhës për Erzenin. Sulmuesi 24-vjeçar ka firmosur deri në fund të sezonit".
Kujtojmë që Erzeni gjendet në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit në Kategorinë e Parë. Shijakasit kanë vetëm 5 pikë në Grupin A duke rrezikuar seriozisht qëndrimin në të Parën.
Poll