
Ardian Mema do të vijojë të jetë trajner i Tiranës. Kështu u vendos ditën e djeshme nga presidenca bardheblu, e cila i besoi sërish teknikut të njohur. Shumë aludime, shumë fjalë, por në fund Refik Halili befasoi duke konfirmuar Memën në krye të skuadrës. 47-vjeçari ishte thuajse i larguar nga bardheblutë, por pas një mbledhje me drejtuesit është analizuar gjithçka me qetësi.
Me të marrë dhenë lajmi i largimit të Memës, nisën tratativat e para për të ofruar në ekip trajnerët të njohur. Newsport.al mëson se kandidat potencial ishte Bledar Devolli, ku pas tij renditej Jul Ahmataj. Veç këtyre, edhe Orges Shehi ishte në "listë-pritje". Duke qenë se sezoni është në një pikë ku nuk mund të bësh më eksperimente, drejtuesit vendosën që Mema të drejtojë sërish Tiranën.