Andi Renja është një nga lojtarët e afruar te Luftëtari gjatë kësaj merkato. Sulmuesi i krahur e ka nisur karrierën e tij me Arisin ndërsa në 3 vitet e fundit ka luajtur në kampionatin bullgar. Në një intervistë për "RTSH Sport", kanë folur sulmuesi i krahut dhe trajneri Dalipi.
"Jam nga Korça me origjinë dhe jam larguar që i vogël në Greqi. Këto vitet e fundit kam luajtur me nivel të lartë në Bullgari dhe jam gati për kampionatin shqiptar. Besoj se do të bëjmë një paraqitje të mirë dhe çdo ekip do ta ketë të vështirë të fitojë këtu". u shpreh Renja.

"Jemmi munduar të bëjmë maksimumin me këta lojtar që kemi. Është normale që ka vështirësi dhe i kemi kërkuar skuadrës të afrojnë lojtarë sa më cilësor, por tani është e vështirë pasi shumica janë nënkontratë. Skuadra po merr formë dhe ne duhet të përballemi për 3 ndeshje në javë. Nuk është vetëm për ne, por edhe për skuadrat e tjera, por çdo kush zgjedh të shikojë punën e vet". deklaroi Dalipi.