
Janë javët e para të ligave më prestigjoze europiane, por ekipet e kanë mendjen edhe te transfertat e mundshme që rezervon merkato. Nga Anglia vjen një lajm interesant. Gjigandet e Juventus janë realisht të interesuar për mesfushorin shtatshkurtër të Celsit. Bëhet fjalë për Ngolo Kante, kampionin e botes me Francën e njëkohësisht dy hërë fituesin e ligës angleze me Leisterin dhe Celesin.
Bardhezinjtë po shohin opsionet e reja në mesfushë, pasi edhe mosha aktuale e lojtarëve në dispozicion është e lartë. Në rast të largimit të gjermanit Kedira ose edhe një shitjeje të mundshme të Pjaniç; atëherë Paratiçi e ka gati zgjidhjen.
Poll