
Mario Mitaj ka realizuar ëndrrën e madhe. Sulmuesi i talentuar që është pjesë e kombëtares së moshave, ka firmosur sot një kontratë profesionisti me klubin e AEK-ut.
Lajmi është bërë me dije nga vetë ai që s'e fsheh kënaqësinë teksa shkruan në rrjetet sociale: "Shumë i lumtur që sot ëndrra ime u realizua! Pas 6 vitesh të tëra në Akademinë e AEK-ut kam arritur të nënshkruaj kontratën e parë profesioniste.
Shumë falënderime për ata që më besuan dhe më dhanë këtë mundësi", përfundon mesfushori 17-vjeçar.
Poll