
Histori frymëzuese e Ebrima Darboe. Mbrojtësi 19-vjeçar i Romës debutoi sot në gjysmëfinalen e Europa League pasi u aktivizua në vend të Smalling të dëmtuar. Darboe është nga Afrika dhe pak vite më parë mbërriti në Itali me gomone ashtu si shumë afrikanë të tjerë që kërkojnë një jetë më të mirë në Europë.
19-vjeçari bëri një ndeshje të mirë ditën e sotme, ndërsa në intervistën pas sfidës nuk I përmbajti dot lotët për emocionet e mëdha që përjetoi.
"Në Afrikë është e vështirë të luash futboll në një nivel të lartë pa ndihmë. Një mik më tha që isha i fortë dhe se në Evropë do të arrija majën. Prindërit e mi më ndihmuan, por nuk ishte e lehtë të marr një vizë. Unë ika me dy shokë me gomone, ishte e vështirë. Falënderoj Zotin dhe Italinë. Të luash kundër Manchester United është një gjë e papërshkrueshme, nuk di si ta shpjegoj" u shpreh Darboe.
Kjo ishte ndeshja e dytë me Romën pas mbrojtësi luajti edhe pak minuta në kampionat ndaj Sampdorias.