Marash Kumbulla ishte një nga më të mirët mbrëmë në ndeshjen e Shqipërisë kundër Polonisë, përfunduar me rezultatin 0-1. Qendërmbrojtësi i përfaqësueses sonë shkëlqeu duke markuar më së miri Robert Lewandowskin.
Një nga sulmuesit më të mirë në botë, në asnjë moment s'arriti t'i shkëputej lojtarit tonë. Pikërisht për këtë, Xhevahir Sukaj i thur elozhe 21-vjeçarit kuqezi përmes një postimi në Instagram.
"Hallall mor djalë kampion", shkruan ish-sulmuesi shkodran, njohës i mirë i rrjetave kundërshtare dikur në kampionatin shqiptar.

Poll