• Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • VIDEO SPORT
Newsport.al
Newsport.al
  • Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • VIDEO SPORT
Home
KOMBETARJA

“Nëse skuadra më ndjek, fitojmë më shumë”, Edi REJA për FIFA: Doja të provoja emocione të reja te Shqipëria

December 4, 2020 KOMBETARJA 0 comments

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
“Nëse skuadra më ndjek, fitojmë më shumë”, Edi REJA për FIFA: Doja të provoja emocione të reja te Shqipëria
KOMBETARJA

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja ka dhënë një intervistë për faqen e FIFA-s. Italiani i stolit kuqezi ka theksuar se donte një përvojë të re, duke drejtuar Kombëtaren kuqezi dhe emocionet që të fal drejtimi i një Kombëtareje.

Fituat grupin tuaj në Ligën e Kombeve dhe siguruat ngjitjen në Ligën B. Çfarë mësuat rreth skuadrës tuaj në këtë aktivitet?


Liga e Kombeve ishte një eksperiencë interesante. Çdo skuadër ka një qasje të ndryshme ndaj futbollit, që do të thoshte që duhej të përshtateshim ndaj kundërshtarit në më shumë se një rast. Ne u përgatitëm mirë për ndeshjet tona dhe morëm një përgjigje të mirë nga ekipi. Mua më pëlqeu mënyra se si u përshtatëm në taktika të ndryshme dhe më bëri përshtypje sjellja e lojtarëve të rinj, të cilët treguan vlerat e tyre.

Ishte një kënaqësi e vërtetë pasi më duhet të pranoj se isha pak i shqetësuar para këtyre ndeshjeve. Për lojtarët e lindur mes viteve 1999 dhe 2001, të cilët nuk kanë shumë eksperiencë, arena ndërkombëtare mund të ketë qenë një sfidë e madhe, të përfaqësosh vendin tënd është një përgjegjësi e madhe dhe një sfidë e fortë. Por ata u treguan të guximshëm dhe zëvendësuan denjësisht lojtarë që ishin jashtë skuadre për shkak të COVID-19 apo dëmtimeve.

A kishte ndonjë gjë që nuk ju pëlqeu dhe që po shihni të përmirësoni para fillimit të kualifikueseve të Kupës së Botës?


Mua nuk më pëlqeu fakti se ne humbëm përqëndrimin pasi fituam një ndeshje dhe nuk treguam aq shumë vendosmëri. Nuk mund të relaksohesh dhe të humbasësh përqëdnrimin në këto nivele, pasi atëhërë ti nuk jep më maksimumin, dhe kjo i jep edhe kundërshtarëve më të dobët mundësinë për të të goditur.

Kur jemi të relaksuar ne na mungon agresiviteti që na nevojitet për të arritur rezultate. Ne ishim në telashe ndaj Bjellorusisë, duke pësuar një gol budalla pasi ishim në avantazh 2-0. Nëse ne duam të rritemi dhe të bëhemi më të mirë, ne duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje dhe të jemi më të fokusuar.

Shqipësia u kualifikua në Euro 2016, por pastaj nuk ia doli të përsëritej në kualifikueset e Rusi 2018 dhe Euro 2020. A mendoni se kemi një mundësi realitet për t’ia dalë në Katar 2022?


Ne kemi treguar se jemi një ekip konkurrues. Objektivi ynë është që të përmirësohemi sa më shumë që të jetë e mundur. Ne duhet të vendosim si objektiv kualifikimin dhe ta kthejmë këtë në një ëndërr tonën, pasi duhet të besosh në objektivat e tu.

Nëse kjo skuadër beson dhe më ndjek mua, atëherë mund të arrijë gjëra të mëdha. Rruga jonë padyshim do të përcaktohet nga shorti, por ëndrrat mund të bëhen realitet. Nëse nuk e beson, atëherë nuk mund të bësh gjëra të mëdha.

Ju keni kaluar thuajse dy vite në futbollin shqiptar tashmë, Sa larg mund të shkojë dhe çfarë përmirësimesh mund të bëni?


Futbolli shqiptar po rritet gjatë gjithë kohës dhe Federata meriton mirënjohje për punën që po bën, sidomos nëpërmjet investimeve në infrastrukturë dhe zhvillimin e burimeve njerëzore. Kam qenë në shumë ndeshje dhe niveli është i mirë, por ka vend për përmirësim nga pikëpamja taktike. Duhet bërë shumë sa i përket mendësisë, planit të ndeshjes dhe përgatijes fizike.

Keni kaluar gjithë karrierën duke drejtuar klube. Çfarë ju bëri të vendosni për një detyr në një kombëtare?


Kam pasur një karrierë të gjatë si trajner, tani janë bërë 41 vite, dhe mendoj se mora gjithçka që desha nga futbolli i klubeve. Kisha arritur limitin tim, por jo sa i përket motivimit dhe ambicieve. E kam nisur me klube të vogla dhe gradualisht kalova në skuadra më të mëdha. Dua të jem i sinqertë dhe them se unë kam arritur gjithmonë objektivat që kërkoja. Nuk kam dështuar asnjëherë. Kishte ardhur momenti të thosha “stop”. Unë dëshiroja të drejtoja një ekip kombëtar pasi ishte pjesa e fundit që mbetej për të kompletuar eksperiencën time futbollistike.

Kur Shqipëria më bëri një ofertë, isha shumë i lumtur ta pranoja, Dëshiroja të dija si është të drejtosh një ekip kombëtar dhe problemet që lindin me të, pasi sigurisht nuk është njëlloj si të drejtosh një klub, kur ke lojtarët në dispzicion gjatë gjithë kohës. Me një ekip kombëtar, ke vetëm një javë apo 10 ditë për t’I stërvitur dhe duhet që shpejt të kuptosh se kush është në formë e kush jo, është një punë shumë stimuluese.

Keni punuar në shumë klube më të vogla dhe i keni ndihmuar që të bëjnë shumë progres. A e shihni këtë si një sfidë më të madhe se sa për të marrë drejtimin e një klubi të mëdh dhe për ta mbajtur në majë?


Kur fillova të drejtoja, unë dëshiroja që të isha në një klub të madh si Interi dhe Juventusi. Por nuk kam drejtuar skuadra të vogla, Unë kam kam marrë drejtimin e skuadrave që kanë rënë në Serinë B ose që kanë qenë në vështirësi në Serinë A, si Bolonja, Xhenoa, Verona apo Kaljari. Ata ishin klube të një standarti të caktuar që po kalonin një perriudhë të vështirë. Unë kam arritur objektivat e mi kudo që kam drejtuar.

Kam ngjitur skuadra nga Seria B në Serinë A katër herë. Kam bërë progres me Lacion dhe Napolin, të cilët i çova në Kupën UEFA, që ishte një arritje e madhe. Kam fituar kënaqësi shumë të mëdha nga kjo dhe shpresoj që ky rrugëtim i gjatë të përfundojë me Shqipërinë. Pse nuk duhet që t’i çoj në Kupën e Botës apo të paktën në Euro 2024?

A keni pasur ndonjë peng gjatë karierës tuaj të gjatë dhe a ka pasur gjëra për të cilat keni qenë më të vërtetë krenar?

Nuk kam asnjë peng pasi kjo jetë më ka dhënë gjithçka, Kam bërë një punë që kam dashuruar. Kam luajtur futboll në nivelet më të larta dhe pastaj nisa trajnimin. Kam bërë shumë sakrifica por e kam dashuruar gjithmonë këtë punë. Jam po aq entuziast rreth saj ashtu si isha kur e nisa. Ky është një sport me të cilin kam qenë gjithmonë i dashuruar dhe vazhdoj të jem pavarësisht moshës time.

Arritja ime më e madhe ishte të merrja Napolin në Serinë C dhe ta çoja në Serinë A deri në Kupën UEFA, të gjitha në tre vite. Ata ishin tre vite në parajsën e futbollit. Njerëzit atje kanë aq shumë entuziazëm dhe jetojnë e marrin frymë futboll. Unë ndjehem me fat pasi kam bërë punën që kam dashuruar gjithmonë dhe nuk kam asnjë peng për ndonjë gjë që kam bërë.

Ju keni stërvitur qindra lojtarë në 40 vitet e fundit, Cilët janë ata me të cilët keni pasur një marrëdhënie më të veçantë dhe që ju kanë lënë më shumë përshtypje?


Nuk mund t’ju them se me sa lojtarë dhe trajnerë unë kam një raport të mirë dhe të cilët më telefonojnë ende, Do të ishte një listë e gjatë (qesh). Kam drejtuar lojtarë të mëdhenj si Andrea Pirlo dhe Miroslav Klose, i cili luajti në katër Botërorë dhe është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve.. Kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me të. Ai ishte brilant, një lojtar inteligjent, Te Napoli kam punuar me Marek Hamshik dhe Ezekiel Laveci, sa për të përmendur dy emra. Si mund të zgjedh vetëm një kur kam shkuar mirë me kaq shumë lojtarë?

Babai juaj ishte një prodhues vere, Pa dyshim që ai do të thoshte që jeni bërë më i mirë me kalimin e kohës, si një verë e mire. A e keni ndjesinë që çdo eksperiencë që bëni ju ka bërë një trajner më të mirë?


Nëse ke një bazë të mirë dhe bën mirë çdo process, atëherë me siguri do të përfundosh me një verë të mirë, Dhe nëse ke një shishe të mirë, atëherë sa më e vjetër vera, aq më e mirë do të jetë. Por nuk mund të them të njëjtën gjë për veten. Nuk është në dorën time të gjykoj kush jam dhe çfarë kam bërë. Do t’i lë të tjerët ta bëjnë një gjë të tillë, siç kam bërë gjithmonë.

Prindërit e mi ishin njerëz të përulur dhe më kanë mësuar që të qëndroj me këmbë në tokë, pasi më e mira është duke ardhur, se e nesërmja është më e mirë se e djeshmja. Kam qenë gjithmonë një person që mendon pozitivisht. Jam nje njeri pozitiv, nuk mbaj mëri dhe shoh gjithmonë përpara. Nuk më pëlqen të flas për të kaluarën, edhe pse eksperienca është jetësore në punën tonë, dhe nëse kam ecur para në këtë profesion duke u përmirësuar ditë pas dite, është për shkak të së kaluarës.

Por unë punoj çdo ditë, Unë shoh ndeshjet, flas me trajnerët e tjerë dhe jam i përditësuar me përgatitjen fizike. Futbolli është gjithmonë në evoluim dhe duhet të ecësh me hapin e risive. Nëse nuk e bën, nuk do të qëndrosh në majë. Kjo është ajo që kam bërë deri tani.

Ju jeni larguar nga shtëpia kur filluat odisenë tuaj futbollistike 60 vite më parë. A keni ndonjë ide se ku dhe kur do t’i vijë fundi asaj?


Kjo ka qenë gjithmonë jeta ime. Pasioni im do të vdesë me mua pasi unë kam lindur me një top në dorë. Unë e dashuroj topin. Ka qenë me mua gjithë jetën time dhe më ka dhënë kënaqësi të mëdha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
Next article Messi drejt largimit, ylli i Barcelonës: Qëndro edhe 1 vit
Previous article Zi në Kosovë, ndërron jetë ish-futbollisti bardheblu

Cila skuadër e Superiores ka nevojë urgjente për ndërhyrje në merkaton e janarit?

View Results

Loading ... Loading ...

Shkrime të Ngjashme

Sulmuesi kuqezi "hedh pas shpine" dëmtimin, grumbullohet me ekipin e tij
January 11, 2021

Sulmuesi kuqezi "hedh pas shpine" dëmtimin, grumbullohet me ekipin e tij

"Gjimshiti luan edhe me cigare në gojë", Edi REJA: Largimi nga Superliga i rrit lojtarët, duhen forcuar strukturat
January 5, 2021

"Gjimshiti luan edhe me cigare në gojë", Edi REJA: Largimi nga Superliga i rrit lojtarët, duhen forcuar strukturat

"Shpresojmë që UEFA të na ndihmojë financiarisht", Duka "shpalos" objektivat për 2021: T'a çojmë para futbollin shqiptar
January 3, 2021

"Shpresojmë që UEFA të na ndihmojë financiarisht", Duka "shpalos" objektivat për 2021: T'a çojmë para futbollin shqiptar

"Panik" për Ismajlin, konfirmohen 2 raste pozitivë te Spezia
January 2, 2021

"Panik" për Ismajlin, konfirmohen 2 raste pozitivë te Spezia

Dëmtim në gju, mesfushori i Kombëtares shqiptare rrezikon një ndalesë të gjatë
January 1, 2021

Dëmtim në gju, mesfushori i Kombëtares shqiptare rrezikon një ndalesë të gjatë

Vit tersi për sulmuesin e Kombëtares, Armando SADIKU jashtë fazës përgatitore
December 31, 2020

Vit tersi për sulmuesin e Kombëtares, Armando SADIKU jashtë fazës përgatitore

Lajmet e fundit

___

Jan 22 12:41 PM
SPORTMIX

Basketbolli shqiptar në “black-out” total, kryeministri RAMA marrëveshje të fshehtë me VUÇIÇ? Zbulohen prapaskenat e Ligës Mbarëkombëtare

Jan 22 12:21 PM
VENDI

KUPA E SHQIPËRISË/ Partizani mposhtet në “ruletën” e 11 metërshave, njihuni me rezultatet e moshave U17

Jan 22 12:00 PM
BOTA

Moti i keq, ndeshja e Serie A drejt shtyerjes

Jan 22 11:40 AM
VENDI

Nënshkruhet marrëveshja me Universitetin e Sporteve, Duka: Kemi iniciuar një projekti të ri

Jan 22 11:30 AM
BOTA

Gomez pranë largimit nga Atalanta, pista spanjolle për argjentinasin

Jan 22 11:11 AM
VENDI

Fjalë motivuese dhe një film para derbit, si i “karikoi” strategu Daja të kuqtë (VIDEO)

Jan 22 10:45 AM
KRYESORE

“Ata që u rrahën ishin tifozë të Tiranës”, asistenti Mahmuti për shkatërrimin e lokalit: Duhet dënim maksimal, nuk ka gjë me qëllim

Jan 22 10:38 AM
VENDI

E BUJSHME/ Ferhan HASANI në Tiranë, takon Gaz Demin pas derbit

Jan 22 10:19 AM
VENDI

Ndeshje të lehta në letër, kalendari tregohet “bujar” me Kukësin

Jan 22 10:02 AM
BOTA

ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, Milik firmos me ekipin e ri

Jan 22 9:42 AM
KRYESORE

Përleshja e dhunshme para derbit, policia vë në pranga dy persona (EMRAT)

Jan 22 9:29 AM
VENDI

“Buzëqesh” Edi Martini, grupi i plotë ndaj të kuqve

Jan 22 9:13 AM
KRYESORE

Sherr i madh dhe shkatërrim i lokalit, kush është arbitri i Superiores që e pësoi nga tifozët e Partizanit

Jan 22 8:58 AM
KRYESORE

“Orakulli” Çinari, çfarë tha sulmuesi pak minuta para derbit?

Jan 22 8:33 AM
KRYESORE

Ka plotësuar numrin e kartonëve, Skënderbeu humbet mesfushorin për takimin ndaj Apolonisë

Jan 22 8:12 AM
KRYESORE

Shifër e majme, Vllaznia përfiton mijëra euro nga shitja e lojtarit

Jan 22 12:00 AM
FACENEWS

Humbja e Tiranës në derbi, shpërthen Petrit Vasili: Këto janë haqet e Egbo-së

Jan 21 11:50 PM
VENDI

“Batha e mori të kuqin për protesta”, Bujar Pregja bën moviolën e derbit: Kartoni i Bardhit i tepruar

Jan 21 11:39 PM
VENDI

“9 pikë nuk janë shumë”, Çinari: Nuk festoj po i shënova Vllaznisë, në fushë luan ai që shprehet më mirë

Jan 21 11:31 PM
VENDI

Ishte prezent në “Elbasan Arena”, trajneri i Vllaznisë komenton derbin: Partizani fitoi me fat, Tirana luajti më mirë

Jan 21 11:27 PM
BOTA

VIDEO/ Barcelona mposht me vështirësi Cornellan, Atletiko Madrid fiton në “frymën e fundit”

Jan 21 11:18 PM
FACENEWS

“Nevilin e kam mik, por vetëvrasja dënohet”, tifozi i njohur bardheblu thirrje Refik Halilit: Merr masa, sonte Tirana rrahu veten

Jan 21 11:10 PM
BOTA

VIDEO/ Vedat Muriqi “hero”, sulmuesi shqiptar kualifikon Lazon në çerekfinalen e Kupës së Italisë

Jan 21 11:01 PM
BOTA

VIDEO/ Ndeshja e 5-të pa fitore, Liverpoolin mposhtet në shtëpi nga Burnley

Jan 21 10:51 PM
FACENEWS

Fitorja e Partizanit, Erion BRAÇE sulmon Supersport: Tani duhet të mundesh ekipin e Yzberishtit

Jan 21 10:38 PM
VENDI

“Gjyqtari gaboi me kartonat e kuq”, Kapiteni Hoxha i lumtur: Kampionati fitohet me skuadrat e vogla, ky 3 pikësh na jep shumë moral

Jan 21 10:29 PM
VENDI

“Të fala mamave, ça të thotë vëllai”, Provokim dhe spektakël dritash nga tifozët e Tiranës para derbit

Jan 21 10:16 PM
BOTA

VIDEO/ Portieri i Eibar si Isli Hidi, ndëshkon Atletiko Madridin nga penalltia

Jan 21 9:58 PM
VENDI

“Nuk e kisha menduar këtë ecuri”, Sukaj: Vetëm Skënderbeu dikur ka bërë lojë më të bukur se Vllaznia, disa donatorë të fuqishëm duan të marrin klubin shkodran

Jan 21 9:42 PM
VENDI

“Nuk ka qënë e lehtë në Ballsh”, Ardit HOXHAJ: 9 pikë është një diferencë e madhe, kam patur një ofertë zyrtare

Jan 21 9:36 PM
VENDI

Shkëlqim Muça analizon derbin: Daja u tregua më ekspert, zëvendësimet e Tiranës nuk janë në nivelin e atyre që luajnë

Jan 21 9:21 PM
VENDI

“E merituam fitore”, Demi pas derbit: Çinari blerja më e mirë, e përgëzoj për golin

Jan 21 9:15 PM
BOTA

FORMACIONET/ 2 shqiptarë në fushë, njihuni me rreshtimet e Lazio-Parma

Jan 21 9:11 PM
VENDI

Fitorja në derbi e Partizanit, Sukaj: E kisha parashikuar, dje i thashë Dajës që…

Jan 21 9:04 PM
VENDI

“E merituam fitoren”, Asani pas ndeshjes: Batha e meritoi kartonin e kuq. Derbi i fundit? E ka në dorë klubi

Sondazh

Cila skuadër e Superiores ka nevojë urgjente për ndërhyrje në merkaton e janarit?

View Results

Loading ... Loading ...

SHTYPI I DITËS

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

Itali – Serie A

Spanjë – La liga

Angli – Premier League

Gjermani – Bundesliga

  • Kryesore
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
  • VIDEO SPORT
  • Back to top
© NewSport.al 2020. All rights reserved.
Adresa: Rr. Emin Duraku, Hyrja nr.1, Ap.14, Tiranë
Kryeredaktor: Retin Toka
Tel: +355 (0) 695537777
Email: [email protected]
Website: http//newsport.al
NEWSPORT SHPK, NIPT: L61808003P