Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nëse do të kishe ofertë nga Partizani? Ard Mema: Jemi pa punë, jo pa bukë

Shkruar nga NEWSPORT
Nëse do të kishe ofertë nga Partizani? Ard Mema: Jemi pa

Tirana fitoi derbin ndaj Partizanit me rezultatin 1-2. Pas më shumë se 5 vitesh bardheblutë arritën të mundin kampionët e Superligës. I ftuar në emisionin "Rubrika Sportive", në RTSH, Ardian Mema foli për derbin dhe fitoren e bardhebluve ndaj Partizanit.

Mema te Partizani? "Unë kam qenë njeherë të Partizani në vitin 97-të dhe kisha një problem me shefin e klubit atë kohë dhe nuk mund të shkoja jashtë qytetit dhe kjo ka qenë arsye pse shkova sepse nuk doja ta lija futbollin. Kam dhënë maksimumin te Partizani kur isha dhe më kanë pritur shumë mirë. Jemi pa punë, por jo pa bukë dhe do të thoja jo sepse është pak herët për të menduar. Për Partizanin thash jo, mund të shkoj jashtë shtetit siç kam qenë më parë, por kjo mund të ndodhë në janar".

"Tirana ishte një moment të vështirë pasi larguan trajnerin. Të gjithë lojtarët u bën bashkë dhe fituan ndeshjen. Egbo ka bërë një punë të mirë dhe është punuar më shumë nga ana psikologjike sesa taktike. Në mesin e fushës Tirana ishte më superior se Partizani që ka qenë gjithë kohës pa ekulibër. Nuk e kuptoj si një ekip sulmon në atë formë.

Një gjë që ka bërë Tirana në këtë ndeshje dhe ndryshe nga koha që drejtoja unë, Tirana ka pritur kundërshtarin dhe më vonë për ta goditur dhe kjo rezultoi me sukses."

 "U gëzova që fitoi Tirana dhe unë kam qenë pjesë e ndeshjeve që kemi humbur ndaj Partizanit. Isha I lumtur për fitoren, por I keqardhur që nuk isha unë trajner. Stadiumi I tillë I krijon këto standarte dhe ishte një ndeshje që Tirana e priste nga hera për ta fituar. E fitoi në momentin e duhur pas largimit tim dhe të Ahmataj dhe I sheshon disi gjërat. I kam uruar të gjithë çunat pas fitores me mesazhe dhe shpresoj që Tirana të jetë gjithmonë në krye".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga