
Në “Wembley” ditën e sotme do të luhet një finale në Carabao Cup. Manchester United dhe Newcastle do të përplasin “brirët” mes tyre për trofeun. Ky takim do të startojë në orën 17:30 dhe është edicioni i 63-të.
“Sheikët” do të synojnë edhe trofeun e parë të këtij kompeticioni, ndërsa marrin pjesë në një finale pas 47 vitesh mungesë. Nga krahu tjetër “Djajtë” do të kërkojnë të koleksionojnë edhe trofeun e 6-të në histori.
Një ndeshje që premton të jetë e luftuar. Rashfort që ka shënuar 16 gola në 18 ndeshjet e fundit vihet përballë mbrojtjes më të mirë në kampionët, pasi Newcastel ka pasuar vetëm 15 gola.
Mbetët të presim për të parë nëse sulmuesi anglez do t’ia dalë të çajë rrjetën e kundërshtarëve apo “Qymyrgurët” do të kthehen në një fortesë dhe do të bllokojnë Rashford.