
Vllaznia që njohim pritet të kthehet, të paktën këtë premton donatori Alban Xhaferi. Në Shkodër janë duke punuar për të kthyer Vllazninë në maja, ndërsa është bërë me dije se është krijuar edhe Bordi Mbikqyrës I Klubit të Futbollit Vllaznia sh.a.
Lajmin e ka bërë public vetë Xhaferi, që në mediet locale ka treguar edhe emrat e disa prej anëtarëve të bordit që do të jenë pjesë e Vllaznisë. Ramazan Ragami, Astrit Hafizi, Shpëtim Quku apo Benjamin Nako do jenë personat që do ndjekin me vëmendje zhvillimet, duke dhënë edhe konsulencën teknike dhe përvojën e madhe në fushën e sportit.
Poll