
Vllaznia do të luajë sfidën e radhës ndaj Laçit ditën e nesërme në orën 17:00. Shkodranët luajnë ndeshjen e dytë në shtëpi dhe këtë presin një skuadër të fortë si kurbinasit. Pas fitores ndaj Flamurtarit, Vllaznia kërkon fitoren e dytë radhazi. Ditën e sotme në konferencën për shtyp ka folur mbrojtësi Herald Marku. 23-vjeçari shkodran u shpreh se Vllaznia nuk i trembet askujt dhe ndaj Laçit synon vetëm 3 pikë.
"Është një sfidë shumë e rëndësishme, një kundërshtar I fortë, por dhe ne jemi përgatitur shumë mirë. Kemi bërë një fazë përgatitore të mirë dhe shpresoj të marrim maksimumin nga ky takim.
Viti i ri nisi mbarë për ne me atë fitore ndaj Flamurtarit dhe kaluam atë ngërçin që kishim në shtëpi dhe shpresoj ta mbajmë këtë ritëm edhe me Laçin".
Pozicion i ri në fushë? "Ësht një rol që kam luajtur edhe në të kaluarën dhe ndihem komod dhe jam mjaft i kënaqur me paraqitjet e mija në fushë".
Merkato? "Mendoj se janë goditje të gjetur, por duhen ende dhe pak kohë të përshtaten me skuadrën dhe do të na ndihmojnë në vazhdim.
Objektivi ndaj Laçit? "Padiskutim që vetëm për 3 pikë. Laçi është një skuadër e mirë ka pasur ngritje në lojën e saj. Është një ekip I konsiliduar dhe I fortë, por ne jemi Vllaznia dhe nuk ndalemi para askujt. Luajmë në shtëpinë tonë dhe do të synojmë vetëm 3 pikë".
Si ndiheni në Shkodër? "Ndihem si në shtëpi, nuk kam luajtur më para në Shkodër, por ndihem shumë mirë. Të gjithë më kanë pritur shumë mirë e për këtë ndihem shumë shumë mirë".
Thirrje ndaj tifozëve? "Ata e dinë shumë mirë që Vllaznia e gjen gjithmonë mbështetjen e saj te tifozat kështu që I bëj thirrje publike që të na mbështesin edhe pse ata kanë qenë gjithmonë aty për ne".
Cungu? " E dime qe perballe do te kemi nje kundershtar shume te forte megjithate kjo nuk na e ul motivin tone per ta kaluar me sukses kete takim. Perpos kesaj, vertete perballe do te kemi edhe nje trajner si Cungu qe e njeh Vllaznine te cilen e ka drejtuar me pare, por ne kemi tani nje tjeter filozofi loje dhe nuk besoj se kjo ndikon".
Objektivi I Vllaznisë? "Objektivi jonë është t'I marrim ndeshje një e nga një sipas radhës dhe pastaj të shikojmë ku do të arrijmë. Kemi besim se mund të bëjmë diçka të mire".