Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Në shënjestrën e klubeve të Superiores, DINAMO “rrëmben” kapitenin e Egnatias

Shkruar nga NEWSPORT
Në shënjestrën e klubeve të Superiores, DINAMO

Ilir Allmuça është rikthyer te Dinamo. Mbrojtësi i majtë që mbylli sezonin me Egnatian, ka zgjedhur të vijojë aventurë te kryeqytetasit. Lajmi bëhet i ditur nga një foto e postuar në rrjetet sociale nga vetë futbollistët. Edhe pse qëllimi i tyre ka qenë të tregojnë klimën pozitive që mbizotëron te dinamovitët, në sy bie pikërisht mëngjërashi që deri tani ishte lojtar i lirë.

25-vjeçari zhvilloi një sezon të mrekullueshëm me Egnatian dhe pas përfundimit të edicionit futbollistik doli lojtar i lirë. Edhe pse ofertaët në drejtim të tij s’munguan, në fund zgjodhi të rikthehet aty ku e nisi, te skuadra e Dinamos. Pas emërimit të Nevil Dedes në krye të pankinës, drejtuesit po punojnë intensivisht në merkato për të pasuruar organikën me elementë cilësorë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga