Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Bashkinë e Fierit dhe klubin e Apolonisë, kanë organizuar një event special për ish-lojtarin dhe ish-kapitenin e fierakëve, Sotiraq Tegu. Turneu do të zhvillohet ditën e diel, më datë 16/02/2020 në ambientet e stadiumit "Loni Papuçiu".
Kupa me emrin e legjendës së mbrojtjes fierake, është një vlerësim për kontributin e Tegut në futbollin e këtij qyteti. Sotiraq Tegu ka luajtur për Apoloninë gjatë viteve të arta të futbollit fierak, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit në vitet '90.

Poll