
Mesfushori i Skënderbeut, Shqiprim Taipi është shprehur për mikrofonin e RTSH Sport se në ndeshjen e fundit me Flamurtarin, pas asaj humbjeje që morën me rezultatin 2-0, skuadra nuk ishte në formën më të mirë, por gjithashtu edhe fati nuk ishte në anën e tyre.
"Mund të them se e gjithë skuadra nuk ishte në 100%, prandaj nuk morëm dot tre pikët. Pasim fituam me Laçin menduam se do ta kishim më lehtë, por fati nuk ishte me ne në atë ndeshje".
Ndeshja e radhës do të jetë në Korçë ndaj Tiranës dhe 22 vjeçari ka thënë se ndaj bardhebluve do të japin maksimumin dhe shpresojnë të fitojnë.
"Të gjithë e dimë se kampionati është shumë i gjatë. Ne si futbollistë jemi profesionistë dhe pas çdo ndeshje marrim mësime. Ne kemi respekt për të gjithë ekipet, por mendoj se tani është koha që të fitojmë. Shpresoj që të japim maksimumin për tifozët që do të vijnë të na shikojnë. Vijmë nga një humbje, por shpresoj që me Tiranën të fitojmë e gjithçka të bëhet mirë", ka thënë Taipi.