
Teuta ia doli të mposhtë 1-0 Skënderbeun, në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë Superiore. Goli u shënua nga Sherik Kallaku në minutën e 50-të. Menjëherë pas ndeshjes, trajneri i durrsakëve, Edi Martini ka folur për mikrofonat e Supersport.
"Ishte një ndeshje e sikletshëm pasi ishim të lodhur edhe nga sfida me Kukësit. Skënderbeu ka një skuadër të mirë dhe për këtë arsye kishim frikë. Vrapimi në mesfushë ishte për Emilianon Vilënn pasi më mori në telefon në 12 të natës dhe më tha që dua të jem në fushë nesër. Nuk kemi kohë për ndeshje të bukura pasi duhen rezultate. Krijuam shumë raste dhe nuk e lamë kundërshtarin t'I afrohej zonës tonë. Loja harrohet shpejt, ndërsa rezultati ngelet. Ishim të pafat pasi goditëm dy herë shtyllën, por fitorja I mbyll të gjitha.
Jam I kënaqur me skuadrën për dëshirën që treguan në fushën e lojës. Protestat e e lojtarëve? Ne me Skënderbeun edhe ndeshjen e kaluar kemi luajtur si të barabartë dhe na u mohua një penallti. Në ndeshje të tilla duhet karakteri I fortë pasi është djersa e tyre. Kemi në skuadër lojtarë me eksperiencë dhe ata e dinë kur duhet të protestosh për rastet e dyshimta.
Kallaku? Në pjesën e parë ne kishim dy lojtarë mbrapa. Vendosëm që Kallaku të luante pak më djathtas. Pësoi edhe një dëtim dhe më kërkoi dalje nga fusha dhe për 20 minutat e fundit sakfrifikoi shumë. Përgatitësi atletik ka vlera të jashtëzakonshme për gjendjen fizike të lojtarëve. Kishim 5 lojtarë të formacionit që erdhen në ditët e fundit dhe këtë sakrificë ia dedikoj atij".