
Vllaznia ka luajtur ditën e sotme miqësoren e radhës në Ohër, aty ku po zhvillon fazën përgatitore. Skuadra shkodrane ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj FK Labunishta. Një gol i Pusit dhe një i Shtubinës vendosën ndeshjen e sotme.
Ndriç Shtubina është një afrimet e Vllaznisë gjatë kësaj merkato. Mesfushori shkodran u largua nga Laçi dhe vendosi të rikthehej në vendlindjen e tij. Kur duhen edhe disa ditë nga starti i Kategorisë Superiore, Vllaznia tregon se është në rrugën e duhur edhe pse janë në kërkim të një sulmuesi ''pykë''.
Poll