Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Ne jemi Skënderbeu, pranojmë çdo rezultati brenda fushe", Ilir DAJA mesazh për kritikët dhe lojtarët e tij: S'është momenti për të folur unë sot

Shkruar nga NEWSPORT
"Ne jemi Skënderbeu, pranojmë çdo rezultati brenda

Ilir Daja ka folur pas fitores 3-2 kundër Bylisit. Trajneri i Skënderbeut deklaroi për mikrofonin e Supersport:

"E kishim punuar gjatë gjithë javës. Kishim shumë mungesa. Iu shtuan Dita dhe Daja që nuk ishin në dispozicion sot. E menduam të kalonim në një mbrojtje me 3. Por ishim të detyruar të qëndronim me 5. Për herë të parë në formacionin kishim Vitijan dhe Elezin. Sakrifikuan Krasniqi me Pëllumbin. Gjithë javës kemi punuar me këtë mënyrë loje.

Sot nuk ishte shumë zgjedhja taktike. Ishte dëshira për ta fituar takimin. E treguam duke arritur të përbysnim rezultatin. Fitimtar do të dilte ai që do të shfrytëzonte më shumë rastet. Ne e kërkuam më shumë dhe fati ishte në anën tonë. Megjithatë s'mund të flas më shumë, pasi merita është e gjitha e lojtarëve.

Ballshi krijon një boshllëk të madh mes linjes së mbrojtjes me linjën tjetër sepse bënte presing larg. Ne për këtë kishim punuar për të shfrytëzuar topat pas shpine me Bregun dhe Gripshin. Këtë mund ta bënim dhe me Krasniqin, por ky i fundit ishte në pamundësi fizike.

E rëndësishme është që fituam. Një humbje tjetër do të na rëndonte shumë psikologjikisht. Më vinte më keq për golat që morëm, sidomos në golin e dytë. Sigurisht, brenda lojës janë të 3 rezultatet. Ne si Skënderbe pranojmë rezultatet që prodhon ekipin në fushën e lojës", përfundoi ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga