Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Ne jemi një", Brdariç zbulon Vllazninë në Qipro: Po mendojmë si të kalojmë AEL Limassol, i kemi studiuar

Shkruar nga NEWSPORT
"Ne jemi një", Brdariç zbulon Vllazninë në

Vllaznia do të luajë në turin e dytë të Conference League ndaj AEL Limassol, skuadër që militon në kampionatin qipriot.

Ditën e sotme, trajneri i shkodranëve, Thomas Brdariç ka dhënë një intervistë të gjatë për mediat qipriote "Kerkida.net" dhe zbuluar Vllazninë e tij, por ka folur edhe për kundërshtarin.

Në fjalën e tij, Brdariç është shprehur se e ka studiuar shumë mirë AEL dhe shpreson që të kalojë në turin tjetër edhe pse do të jetë një ndeshje tepër e vështirë.

Ju bëtë një përmbysje të tmerrshme kundër Siroki. A mendoni se do të jetë një shtysë më tepër kundër AEL?

"Për ne, ndeshja e parë (humbja 3-1) ndaj Siroki ishte një makth ose një film i keq! Por ne mësuam shpejt nga gabimet tona dhe në një nivel të tillë gjithmonë duhet të sillesh si profesionist në ndeshjet e nivelit Evropian. Kjo ishte mënyra për të përmbysur rezultatin në 3-0".

Ndeshja do të fillojë në 17:30 në një temperaturë të nxehtë, ndoshta do të ndikojë në ekipin tuaj?

"Dritat në Tsirio ndoshta do të jenë të dëmutuara dhe për këtë arsye është caktuar ky orar. Skuadrat duhet të kishin shmangur ndeshjen në temperatura kaq të nxehta, nuk do të jetë përvoja më e mire".

Çfarë dini për AEL?

"Unë kam studiuar AEL si çdo kundërshtar ynë. Ne duhet të tregojmë një fytyrë shumë konkurruese për të pasur shpresë. AEL është një ekip shumë cilësor me futbollistë të shkëlqyeshëm me eksperiencë".

Kë keni veçuar?

"Shumë futbollistë. Unë e njoh Medojevic. Gjithashtu Pele, Santos, Torres dhe Kroati Babiç. Janë futbollistë shumë interesantë".

Cilat janë karakteristikat e Vlaznia? Pika e saj e fortë? Çfarë prisni nga këto dy ndeshje me AEL?

"Ne jemi një. Ne jemi një ekip që luftojmë së bashku, përmirësohemi dhe rritemi. Ne punojmë shumë dhe përpiqemi të korrigjojmë gabimet tona. Jam një trajner që i kushtoj vëmendje edhe detajeve më të vogla. Kjo është ajo që kam mësuar si futbollist. Kur nuk i lini asgjë rastësisë gjithçka mund të bëhet. Ne do të bëjmë më të mirën tonë".

A keni probleme apo mungesa dëmtimesh?

"Jo. Të gjithë jemi gati për ndeshjet".

Dëshironi të punoni edhe në Qipro? Ju ishit një futbollist me një karrierë të shkëlqyer në Bundesligë dhe keni luajtur një finale Champions?

"Isha shumë afër të luaja në futbollin qipriot. Isha në kontakt me Apollo por një dëmtim më privoi nga mundësia. Jam shumë mirë në Vlaznia, por padyshim Qipro është gjithmonë një destinacion interesant. Por tani unë jam duke u përqëndruar në sfidën e AEL dhe se si do të kalojmë në fazën tjetër kundër një ekipi shumë cilësor".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga