Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Ndryshime në statutin e FIFA-s, Durmishaj & Co mund të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
Ndryshime në statutin e FIFA-s, Durmishaj & Co mund të

Organizmi më i lartë i futbollit botëror, FIFA ka hedhur idenë për të përmirësuar statutin përsa i përket lojtarëve që aktivizohen me ekipet kombëtare. FIFA e sheh të arsyeshme që të ketë përmirësime në këtë pikë, duke parë se disa lojtarët nuk janë aktivizuar shumë me disa kombëtare që kanë zgjedhur të përfaqësojnë. Për një arsye ose tjetër, për zgjedhje të nxituar ose jo shumë lojtarë më dy shtetësi, nuk janë më pjesë e parë e përzgjedhjeve.

Deri më tash, rregulli kryesor ishte se nuk duhej të ishe aktivizuar qofë edhe një minutë me ekipin A të një shteti. Kështu, FIFA parasheh që kjo të ndryshojë, duke bërë që edhe nëse një futbollist është aktivizuar me ekipin A, mund të ndryshojë skuadër. Për këtë do të ketë disa kufizime sesa ndeshje zyrtare do të lejohen. Ideja fillestare është me deri 2 ndeshje zyrtare, por mund të tolerohet edhe deri në 5 sfida.Në këtë mënyrë, kombëtarja e Shqipërisë apo Kosovës do të mund të kishte në organikë emra të rëndësishëm.

Disa nga lojtarët që janë aktivizuar shumë pak, ose vetëm janë "djegur" për të mos pasur mundësi të zgjedhin Shqipërinë janë disa. I pari është Fiorin Durmishaj, që nga një lojtar kyç në Greqi (aqsa u bashkua me gjigandët e Olimpiacos), sot luan me Beveren duke mos qenë pjesë e kombëtares greke. 22 vjeçari nga Vlora ishte pjesë e kombëtares U21 të Shqipërisë, mandej zgjodhi të përfaqësojë shtetin helen në futboll. Emra të tjerë janë: Mario Vrushaj, Shani Tarashaj, Albert Vallci etj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga