
Pas përfundimit të takimit Kamza-Partizani, ku të kuqtë fituan me rezultatin 1-0, ka folur trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu. Tekniku është shprehur se skuadra ka patur probleme në repartin e mbrojtjes, gjë që ndikoi në rezultatin e sotëm.
"E kam thënë dhe herë tjetër që është një kampionat që skuadrat janë aty-aty. Edhe për takimin e sotëm mund të them që patëm momente që mund të kishim barazuar. Duhet të kemi parasysh që kishim përblallë Partizanin, një skuadër me kualitet. Humbja na dhemb, por jemi në garë deri ën fund.Të jem i sinqertë që do vuanim në aspektin mbrojtës. Sot ishim jo të shpejtë në veprime. Aksioni duhet të niste në mbrojtje, dy mesfushorët mbetën shumë mbrapa dhe nuk mundën të shkonim para, kjo gjë na penalizoi. Kampionati ka hyrë në një fazë ku gjithçka është e hapur. Fundi i kampionatit është i ashpër, këtë e dinë të gjithë, ka thën Ndreu për mikrofonin e Supersport.