Një ndeshje e çmendur u luajt sot në drekë në Serie A. Venezia-Verona (3-4) për këdo që e pa, ishte më të vërtetë një panoramë për futbollin. Vendasit nga Venezia shënuan 3 herë brenda 30 minutash, falë golave të Cecaronit, Crnigoj dhe Henry.
Besojeni apo jo, por Verona do përmbyste gjithçka. Golat e Henryt, Caprarit dhe dopieta e Simeones do vulosnin përmbysjen që as vetë lojtarët e Tudor nuk do e besonin. Futbolli vijon të tregojë se mbetet i pabesueshëm, pasi asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë deri në fund.
Poll