
Partizani u eleminua ditën e djeshme nga Conference League. Të kuqtë u mposhtën nga Bazeli në transfertë 3-0 dhe 0-2 në "Elbasan Arena" duke u larguar kështu nga turi i dytë i këtij kompeticioni.
Pas këtyre ndeshjeve pritet që të ketë të tjera largime nga Partizani. Jurgen Bardhi e mbyll me të kuqtë pas 7 vitesh dhe sot pritet të udhëtojë drejt Turqisë për të firmosur me Boluspor.
Sulmuesi do të bashkohet me Dejvi Bregun dhe Gentian Selmanin te skuadra turke që militon në ligën e dytë. Akordi mes Bardhit dhe Bolupspor është arritur prej kohësh, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi që do të bëhej pas ndeshjeve të Partizanit.
Poll