Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ndeshja më vështirë dhe ajo më e mira, arbitri Kridens Meta tregon pengun e karrierës

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshja më vështirë dhe ajo më e mira, arbitri Kridens Meta

Kridens Meta është një nga arbitrat më të mirë në Superligën shqiptare. Vitin e kaluar u vlerësua nga FSHF-ja me çimin si arbitri më I mirë. Në një lidhje me “Fan Zone”, Kridens Meta foli për sistemin VAR, të ardhmen si dhe ndeshjet më të vështira në karrierën e tij.

VAR? “Ky sistem rregullator në futboll dhe kjo është në të mirë të futbollit. Do të jetë e vështirë dhe polemikat nuk do të përfundojnë as me këtë. Është për të mirën e futbollit dhe shmang shumë gabime dhe mendohet se VAR është më i miri.

Mundohem gjithmonë që të jap më të mirën e të jemi sa më korrekt. Edhe arbitri është me forma si lojtarët që ka ditë të mira dhe jo të mira. Ne si natyrë jemi paragjykues jo vetëm me arbitrat, por edhe me lojtarët. Presioni ndaj gjyqtarëve është shtuar gjithashtu nga mediat. Kisha dëshirë të madhe të vazhdoj profesionin si lojtar, nuk e pata këtë mundësi si lojtar, por bëra një karrierë të mirë si arbitër”.

Pengu i karrierës? “Pengu i karrierës është që nuk mora asnjëherë stemën e FIFA-s. Ndeshja më e bukur nga emocionet ishte derbi Tirana-Partizani në “Qemal Stafa” me tifoz kur Partizani u rikthye në Superligë dhe kishte shumë tifozë në stadium. Ndeshja më e vështirë është Bylis-Flamurtari që është si një njollë në karrierën time për ta shmangur. Kriteri i moshësh për të vazhduar është hequr, por nuk e di edhe sa do të vazhdoj”.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga