
Bylis do udhëtojë të mërkurën drejt Tiranës, aty ku e pret dueli me bardheblutë kampion të vendit (13:00). Në sfidën me Tiranën, trajneri Dovedan do duhet të bëjë pa Serxho Ujkën. Lojtari u ndëshkua me kartonin e katërt të verdhë këtë sezon, duke humbur transfertën.
Për Dovedan do jetë gati mbrojtësi Janku, që rikthehet kështu nga pezullimi prej kartonave. Me një rikthim dhe një mungesë të rëndësishme, Bylis do përgatisë duelin e vështirë me bardheblutë. Fitoret e fundit në Fier dhe ndaj Skënderbeut, kanë bërë që mallakastriotët të marrin disi frymë, duke lënë vendin e fundit në klasifikim.
Poll