
Nesër, Tirana do të luajë kundër Kukësit, ndeshje e vlefshme pëer javën e 21-të të Superiores. Ky takim është mjaft i rëndësishëm pëe të besuarit e trajnerit Ardian Mema, të cilët do të kërkojnë të marrin maksimumin. Lojtarët kanë marrë ngarkesën e duhur dhe janë gati për të zbritur në fushën e stadiumit të Kamzës.
Megjithatë një ditë para, klubi bardheblu ka menduar të nxjerrë në konferencë për shtyp trajnerin Mema. Sot, në orën 13:15 në ambientet e stadiumit "Selman Stërmasi", tekniku bardheblu do të dalë para gazetarëve për të folur rreth kësaj sfide të vështirë.
Poll