
Fundjava rikthen Kategorinë e Parë të futbollit, me skuadrën e Dinamos që do të zhvillojë një transfertë delikate kundër Kastriotit. Në "Redi Maloku" të Fushë-Krujës, ekipi i italianit Fabrizzio Cammarata do të kërkojë kthesën, pas humbjes në kryeqytet kundër Korabit.
Për ndeshjen e së shtunës në orën 14:00, italiani i pankinës ka marrë një lajm të mirë nga infermieria. Niko Paterni, që u bashkua me ekipin në janar pritet të jetë i gatshëm, ndryshe na ajo që u tha më herët. Italiani duket se e ka kaluar dëmtimin dhe do të jetë gati për ndeshjen e nesërme. Edhe kapiteni Erxhan Muça do të jetë në fushë, pasi sipas FSHF ai ka tre kartona të verdhë dhe jo katër.
Poll