
Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit nuk do të zhvillohet. Kjo sfidë tashmë zyrtarisht është shtyrë për një moment të dytë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i Federatës të izraelit, Moshe Zuarez. Ky i fun dit ka theksuar se për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit askush nuk e ka mendjen te futbollit.
“Ne presim të dimë kohën e lojës së shpejti, por sigurisht që nuk do të ndodhë shumë shpejt. Për momentin, askush nuk mendon të luajë futboll. Situata në vendin tonë është e tmerrshme dhe shpresojmë që e gjithë kjo të përfundojë së shpejti”, ka nënvizuar i pari i Federatës izraelite.
Kujtojmë se ky takim ishte programuar të luhet më 15 tetor në “Fadil Vokrri” duke nisur që nga ora 20:45, e vlefshme për Euro 2024.