
Taulant Seferi ishte ndër më të mirët sot në fushë në fitoren 2-1 të Tiranës kundër Vllaznisë. Edhe pse nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës, sulmuesi i bardhebluve tregoi se çfarë ndodhi në ndeshjen e sotme.
A do të pëlqente të vazhdonte aventurën me kampionët e Shqipërisë? Sulmuesi i Kombëtares lë gjithçka të hapur.
"Me rëndësi është rezultati. Kemi pasur një kundërshtar të fortë. Kemi luajtur shumë fort dhe kemi marrë këtë fitore me meritë.
Rasti i humbur? Në momentin e fundit më kërceu topin. Isha shumë i qartë se doja ta fusja topin në anën e djathtë se portieri ishte majtë. Por, për fatin e keq iku shumë lart se më kërceu topi dhe e godita me kavilje.
E ardhmja? Nuk e di, por në fund do ta shohim se çfarë do të ndodhë. Shpresoj të na ecë mirë. Pas të mbarojë kampionati, unë duhet të iki në Zvicër dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë.
Pozicioni në fushë? Unë jam lojtar që kërkoj shumë hapësira. Mund të luaj si 10-tsh, por më shumë më pëlqen të luaj 9-tsh", tha ai.