Sot, Korabi befasoi të gjithë teksa barazoi në “Loro Boriçi” kundër Vllaznisë me rezultatin 1-1. Dibranët, tashmë të rënë nga Kategoria, surprizuan shkodranët të cilët pretendojnë Kupat e Europës. Futbollistët e Korabit bënë gjithçka në fushën e blertë dhe kjo kishte një motiv të qartë, ditëlindja e trajnerit Ermal Nexhipi.
Pikërisht për këtë, ata menduan si dhuratën ideale një rezultat pozitiv, gjë që ia dolën me sukses. Në një foto të siguruar nga newsport.al shihet që lojtarët dibranë po festojnë barazimin dhe ditëlindjen e Nexhipit, i cili përpara ka një tortë dhe të gjithë futbollistët së bashku me stafin shfaqen duke duartrokitur.