Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Napoli "sakrifikon" një mbrojtës për Hysajn, ndryshon situata për kapitenin e Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
Napoli "sakrifikon" një mbrojtës për Hysajn, ndryshon

E ardhmja e Elseid Hysajt mund të jetë sërish te Napoli. Mbrojtësi kuqezi ka kërkuar largimin disa muaj më parë pasi nuk preferoi nga trajneri Ancelotti. Me largimin e këtij të fundit dhe afrimin e Gattusos në stol situata për kapitenin kuqezi ka ndryshuar.

Tashmë trajneri I Napolit I ka dhënë më shumë besim lojtarit dhe për këtë arsye Hysaj mund të vazhdojë karrierën e tij te napoletanët. Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit po mendojnë të shesin Malcuit për të mbajtur Hysajn në skuadër edhe pse vendi I titullarit është I prenotuar nga Di Lorenzo. Mbrojtësi francez ka oferta nga Premier League dhe gjatë merkatos së verës mund të ndryshojë skuadër.

Napoli është gati të pranojë ofertat duke I besuar kështu Hysajt si zëvendësuesin e parë për krahun e djathtë. Vendimi I takon shkodranit për të vendosur të ardhmen e tij, por trajneri Gattuso ka treguar beson të aftësitë e tij dhe kjo mund të bëjë që Hysaj të ndryshojë mendim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga