
Pas shitjes së Higuain te Juventus, Napolit i duhet të gjejë menjëherë një sulmues tjetër për të zëvendësuar argjentinasin.
Në shënjestrën e nënkampionëve të Italisë është vendosur menjëherë kapiteni i Interit, Mauro Ikardi. Presidenti De Laurentis po përgatit një ofertë për Interin në mënyrë që të afrojë në skuadër sulmuesin e zikaltërve.
Interesimin e Napolit për Ikardin e ka konfirmuar edhe bashkëshortja e futbollistit, e cila është njëkohësisht edhe menaxherja e tij.
Poll