
Skuadra e Napolit duket që nuk do ta lejë të lirë mbrojtësin e djathtë të kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj. Pas largimit të Higuain skuadra napolitan nuk dëshiron të humbasë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Në këtë mënyrë drejtuesit e Napolit kanë vendosur një klauzolë për largimin prej 50 milionë eurosh, në qoftë se do të ketë një prishje të njëanshme të kontratës.
Nga kontrata e re, shkodrani kuqezi mund të përfitojë rreth 1,6 milionë euro në sezon.
Për Hysajn ka oferta të ndryshme si Bayern Munich, Barcelona dhe Arsenal me shifra që shkonin deri në 26 milionë euro. Por me shumë gjasa Hysaj do të mbetët i Seria A dhe për një sezon, pasi i ka refuzuar këto oferta.
Poll