Shumë pak ditë larg Super Kupës kundër Laipzig, një lumë deklaratash nga të dyja krahët kanë sulmuar numrin një të pankinës së Bayern. Trajneri Julian Nagelsmann ka qenë në qendër të kritikave ditët e fundit. Presidenti i Barcelonws Joan Laporta dhe trajneri i Tottenham Antonio Conte kanë qenë të pakënaqur nga fjalët e tiknikut gjerman.
Konkretisht Nagelsmann ka shprehur mendimet e tij personale ndaj merkatos që po bën Barcelona. Kjo gjë zemëroi Laporta-n, me pyetjet që lidheshin mbi shpenzimet e Barcelonës këtë verë. Një përgjigje të furishme nga shefi i blaugranas.
Conte sulmoi trajnerin e Bayernit për komentet ‘mosrespektuese’ për interesin e Bayern në nënshkrimin me sulmuesin Harry Kane. Kreu i pankinës bavareze është shprehur duke mbyllur përfundimisht këto çështje, disa ditë para nisjes së sezonit të ri duke thënë:
“Unë gjithmonë do të jap mendimin tim në të ardhmen. Nuk i shkruaj të gjitha përgjigjet e mia para konferencës për shtyp. Po vjen spontanisht, kjo ndoshta nuk është gjithmonë gjëja më e zgjuar. Nuk e kam problem që Conte apo Laport të përgjigjen, kjo është pjesë e lojës. Nuk ishte një deklaratë dramatike, unë kam një marrëdhënie të mirë me Conten”.