Dy futbollistët e Malagas dhe njëkohësisht Kombëtares kuqezi, Armando Sadiku dhe Keidi Bare shprehen se iu mungon futbolli gjatë këtyre muajve, ndërsa dhe gjërat e tjera normale në jetë janë kufizuar prej pandemisë globale. Një përqafim në grup mes lojtarëve apo festa e golit, këto janë gjëra të shumëprituar për dyshen “spanjolle”, teksa kanë folur për faqen zyrtare të klubit fill pas përfunimit të stërvitjes.
“Një përqafim miqësor po i mungon të gjithëve. Jam shumë i lumtur që po prek sërish topin, mbi barin e La Rosaleda. Tani të rikthehemi në stadium dhe të ndeshemi me rivalët. Më mungon gara”, u shpreh Sadiku.
“Më mungon gjithçka nga jeta e mëparshme dhe shakatë që bënim me shokët e skuadrës në stërvitje. Më mungon përqafimi në grup dhe të qeshurat me zë të lartë. Shpresoj dhe uroj që të kalojë sa më shpejt kjo situatë dhe të kthehemi në normalitet”, theksoi Keidi Bare.