
Pas 45 minutave të para të ndeshjes mes Bylisit dhe Tiranës ka folur Kristi Vangjeli. Mbrojtësi i bardhebluve ishte me “këmbë në tokë”, teksa deklaroi se forma e ekipit nuk ishte e njëjtë ashtu si para pauzës së kampionatit.
Në një prononcim të shkurtër për Supersport, ai deklaroi:
“Është e vërtetë që nuk jemi në formën tonë më të mirë. Megjithatë do të japim maksimumin për të marrë rezultatin. Loja s’është ajo që pritej, por sot duhet të marrim 3 pikë. Sigurisht që edhe mungesa e tifozëve na penalizon jo pak në një transfertë të vështirë si kjo e Ballshit. Shpresoj dhe besoj se në vijim do të përmirësohemi”, përfundoi mbrojtësi i bardhebluve.
Pjesa e parë mes Bylisit dhe Tiranës përfundoi me shifrat 0-2.