Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Na duhet një Kallak për titullin kampion", dedikimi i ndjerë i Emiliano VILËS: Ia kisha premtuar babait para se të vdiste, uroj të jetë i lumtur nga atje lart

Shkruar nga NEWSPORT
"Na duhet një Kallak për titullin kampion", dedikimi i

Emiliano Vila ka folur pas triumfit në finale kundër Tiranës. Mesfushori i Teutës që dha një kontribut të madh në fitoren 2-0, deklaroi për mikrofonin e Supersport:

"Jam shumë i kënaqur. Klubi që në fillim e nisi për të arritur objektiva dhe fitimin e Kupës. Ishim koshient. Kjo ishte përfundimtarja. Besoj se kishim një grup të mirë, staf të mirë. Stafi i ka marrë lojtarëve 100 përqindëshin e vet. Këtë trofe ia dedikoj babait tim, që para se të vdiste ia kam premtuar fitimin e Kupës. Jam shumë i kënaqur dhe besoj se ai është i lumtur për mua nga atje lart nga e sheh.

Luajtëm me ekipin më të mirë të kampionatit shqiptar. Ndeshja ishte e bukur dhe ne arritëm të triufonim.

Titulli? Në radhë të parë na duhet një Kallak tjetër. Normalisht na duhen 3-4 përforcime të tjera, besoj se do jemi dhe ne aty te Tirana, Partizani dhe Kukësi, pretendentë për titull", ka thënë ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga