Myrto Uzuni vlen 3.5 milionë euro në treg. Shqiptari i Ferencvaros bëhet më i vlefshmi në Hungari, teksa është ndër lojtarët më të mirë edhe në ekipin e tij. 26 vjeçari nga Berati, pak ditë më parë pësoi një rritje me 500 mijë euro në kartonin e tij, duke kapur shifrat e 3.5 milionë eurove.
I afruar nga Lokomotiva e Zagrebit te Ferencvarios, hungarezët paguan 1.8 milionë euro për kroatët, teksa tanimë vlera e Uzunit në treg është dyfish, me skuadrat e interesuara për të që janë disa. Sulmuesi ka kontratë me Ferencvaros deri në verën e 2024, teksa këtë sezon ia ka dalë të shënojë 21 gola në 30 ndeshje me ekipin e tij, në të gjitha kompeticionet. Tanimë Uzuni ka lënë pas çdo futbollist në Hungari, duke mbajtur fronin e futbollistit më të sjtrenjtë.