
Granada ka arritur të fitojë me rezultatin 3-2 kundër Almerias, ndeshje e vlefshme si miqësore. Myrto Uzuni e nisi takimin nga minuta e parë, por pa mundur të realizojë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare qëndroi në fushë gjatë gjithë takimit duke bërë një paraqitje relativisht të mirë.
Pjesa e parë e sfidës përfundoi me rezultatin 0-0. Ndërsa e dyta rezervoi plot 5 gola. Skuadra e shqiptarit shënoi dy herë në fillim të pjesës së dytë. Miqtë barazuan dhe gjithçka u duk se do të shkonte me shifra të njëjta. Por, në minutën e 89-të ishte Rubio që i dha fitoren Granadës.
Poll