
Myrto Uzuni dhe Uarda Hyseni
Myrto Uzuni dhe Uarda Hyseni do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e gëzueshëm e kanë ndarë edhe me ndjekësit në rrjetet sociale.
Sulmuesi i Kombëtares dhe bashkëshorjta e tij kanë zbuluar edhe gjininë e bebit nëpërmjet një feste speciale të organizuar në stadiumin “Air Albania”. Padiksutim se futbolli nuk mungonte në gëzimin e tyre të parë dhe Uzuni shënoi golin më të bukur të jetës, ndërsa zbuloi se do të bëhet baba i një çuni. Siç duket dëshira e tij është realizuar, pasi nga video duket se sulmuesi donte djalë.
Për këtë beratasi ka reaguar në rrjetet sociale, ndërsa ka ndarë momente nga festa. “Goli i jetës time. Mami dhe Babi mezi presin të të shikojmë”, ka shkruar Uzuni.
View this post on Instagram
Poll