
Mike Maignan është lojtari i ri i Milan. Portieri mbërriti mbrëmë në Milano, teksa paraditen e sotme ka kaluar me sukses testet mjekësore. Tanimë pritet që gjithçka të zyrtarizohet nga klubi kuqezi, me portierin që vjen nga Lille në Francë.
25 vjeçari do zërë vendin e Giggio Donnarumma, me italianin që është në fund të kontratës. Maignan këtë sezon zhvilloi 38 ndeshje me Lille, teksa u shpall edhe kampion në Francë. Paraqitjet e tij kanë bërë që Milan mos humbasë kohë, teksa e kanë bërë të vetin francezin. Portieri është pjesë e kombëtares së Francës dhe ka dalë nga Akademia e PSG.
Poll