Arbër Zeneli nuk do të jetë i pranishëm sonte në Angli pasi po kalon një dëmtim të rëndë. Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë kundër iberikëve, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e europianit 2020. Siç duket ai nuk po e përjeton siç duhet mungesën e tij në Angli, teksa përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan: "Kur s'mund të jesh në Angli sonte".
Kujtojmë që Zeneli është një nga futbollistët kryesorë të përfaqësueses së Kosovës duke qenë titullar i padiskutueshëm. Por, një dëmtim i rëndë e ka lënë për disa muaj jashtë fushës së blertë. Përfaqësuesja kosovare ka 15 ndeshje pa u mundur dhe me performancën e zhvilluar i ka bërë të gjithë për vete.

Poll