
Juventusi do të luajë ditën e mërkurë sfidën e dytë të Champions League. Bardhezinjtë presin në shtëpi Chelsea, ndërsa do të kenë dy mungesa të rëndësishme. Paolo Dybala dhe Alvaro Morata u dëmtuan në ndeshjen e fundit ndaj Spezia dhe nuk do të jenë gati për sfidën kundër Chelsea.
Që të dy lojtarët kanë kryer ekzaminimet mjekësore dhe do të rikthehen në fushë pas pauzës së Kombëtareve. Morata dhe Dybala do të humbasin edhe ndeshjen e kampionatit ndaj Torinos dhe do të jetë gati për sfidën ndaj Romës më datë 17 tetor.
Poll