Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Mungoi në ndeshjet e Kombëtares për shkak dëmtimi, trajneri i Southampton zbulon gjendjen e Armando Brojës

Shkruar nga NEWSPORT
Mungoi në ndeshjet e Kombëtares për shkak dëmtimi, trajneri

Southampton do të luajë të shtunën sfidën e radhës në Premier League ndaj Nowrich. Sot në konferencën për shtyp, trajneri i Southampton, Ralph Hasenhuttl, foli për sfidën ndaj ekipit ku luan edhe Rashica, si dhe për gjendjen e lojtarëve. Ai zbuloi se të gjithë lojtarët përfshirë edhe Armando Brojën janë gati për të luajtur pasi janë rikuperuar plotësisht.

“Ward-Prowse, Livramento, Broja dhe Stephens kanë qenë futbollistët me probleme fizike dhe që kanë punuar nën kujdesin e ekipit mjekësor. Megjithatë përveç Stephens, të gjithë të tjerët kanë kryer stërvitje të plota në fushë gjatë këtyre ditëve dhe do të jenë në dispozicion për sfidën ndaj Norëich. Broja ka pasur një problem në kyç, që duket se e ka kaluar totalisht tashmë dhe është gati për sfidën e radhës”, u shpreh Hasenhuttl.

Kujtojmë që Broja nuk u aktivizua me Kombëtaren për shkak dëmtimi në kavilje, por tashmë çdo gjë ka kaluar dhe sulmuesi kuqezi me shumë mundësi do të jetë në fushë nesër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga